Aktori i njohur, Naun Shundi, po ndërton një ‘teatër dhome’ në shtëpinë e tij, në zonën e ish-Kinostudios.
Teatri, që do të jetë një hapësirë alternative në qytet, do të mbajë emrin “Zonja e bujtinës”, si për të mirëpritur promovimet e librave të rinj, koncertet, ekspozitat, a takimet për kulturë.
“Emërtesa e teatrit është “Zonja e bujtinës”- në këtë rast është zonja ime, ajo që kam pasur gjithmonë në krah. Ajo ka udhëtuar me mua, në të njëjtën rrugë e ndonjëherë, si në këtë rast, ecën më shpejt se unë dhe jo thjesht përkrah… e unë mezi e ndjek”, tha Shundi.
Me një hapësirë për 50-60 spektatorë, mjeshtri i ndriçimit Edi Dingu, ka nisur nga puna.
Gjithçka nisi me shembjen e teatrit. Një copëz nga ndërtesa që mbartte shumë kuptim e domethënie, Shundi e mori me vete në shtëpi… për të ngritur një teatër tjetër, transmeton ‘konica.al’.
Sot, Naun Shundi tregon dhimbjen e atyre ditëve, përmes një metafore dhe sytë, nuk ia fshehin gëzimin që i jep jetë shpirtit të artistit:
“Këta të lagjes kanë bletë.
Bletët e tyre vijnë e kullosin te lulet e mia. Dhe unë nuk luajta mendsh që të shkoj t’u them ”më jepni pak mjaltë, se bletët kanë marrë nektarin e luleve të mia”.
Unë jam i kënaqur vetëm për faktin që kam lule dhe mund të vijë çdo bletë. Jam i kënaqur që ëmbëltoj dhe mjaltëzoj me lulet e mia, shijen e të tjerëve”, tha aktori Naun Shundi.
”Zonja e bujtinës” është ende në ndërtim dhe me financimin privat të aktorit, si dhe donacione të miqve.
———————————————————————————————–
LEXO EDHE: Teatri i ri i Kukullave do të ndërtohet në territorin e Gardës së Shqipërisë
“Teatri i ri i Kukullave do të ndërtohet në territorin e Gardës së Shqipërisë”, kështu bëri të ditur ministria, Elva Margariti
Nga tetori nis rikonstruksioni i Teatrit të Kukullave, por me që ajo ndërtesë nuk ka vend mjaftueshëm për fëmijët. Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës do të ndërtojnë një Qendër të re për Fëmijët.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njofton se kjo qendër do të ndërtohet në territorin e “Gardës së Shqipërisë”.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU