Artisti përballë pushtetit: “Galaksia” shpallet shfaqja më e mirë- ja çka thotë regjisorja

Një pjesë e fuqishme me mesazhe të forta! Festivali online i teatrove mbarëshqiptar është mbyllur duke i sjellë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, 3 çmime. Shfaqja më e mirë për “Galaksian- Skena nga një ekzekutim” aktorja më e mirë për Olta Dakun që interpretoi Galaksian dhe aktori më i mirë i ri për Igli Zarken. Regjisorja e shfaqjes ndalet te koncepti dhe mesazhet e një pjese që vë artistin përballë propagandës e pushtetit.

“Nuk e kam pritur dhe jam e emocionuar. Janë të gjithë komponentët që e bëjnë një shfaqje fituese. Që nga zgjedhja e pjesës, e aktorëve, e muzikës, kostumeve etj. Tek madhështia e mundësia për të vënë një shfaqje të madhe e Teatrit Kombëtar. Artisti ka një shpirt të lirë. Shfaqja ka pasur shumë mesazhe por më i rëndësishmi është bërtitja e së vërtetës dhe e vërteta fiton gjithmonë”- tha regjisorja e shfaqjes Rovena Lule.

20 shfaqje të viteve të ndryshme nga teatrot shqiptare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni u shfaqën për 1 muaj në faqen e Teatrit Kombëtar. Duke bërë bashkë trupa të ndryshme, në një festival online për shkak të pandemisë.

Artistët blihen e shiten në çdo kohë apo shmangin rolin e artistit të oborrit?

Shfaqja ka në qendër një grua piktore në Venecian mesjetare që e komisionuar për të bërë një tablo mbi betejën e Lepantos. Del kundër autoriteteve të kohës Dozhes dhe klerit për të dhënë. Të vërtetën sipas saj, çka bie ndesh me interesat mbi lavdinë që duan të përcjellin autoritetet. Pjesa që është një tekst i fuqishëm shtron pyetjen. “Nëse artistët blihen e shiten në çdo kohë apo shmangin rolin e artistit të oborrit”.

“Ishte mënyra më e mirë e votimit për një festival. Ishte votim i hapur dhe secila trupë votonte 19 të tjerat. Më vjen mirë për çmimin e Iglit, pasi për Olten nuk kisha dyshime që nëse do kishte një çmim për shfaqjen Olta ishte e padiskutueshme. Është një ndër rolet me të bukura të një gruaje në teatër”, tha regjisorja Lule.

Festivali i organizuar nga Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli. Për të cilin votuan vetë trupat, vlerësoi për regjinë më të mirë Dino Mustafiç. Me çmim karriere aktorin Bujar Lako pas vdekjes. Si edhe aktorët Gëzim Rudi, Gert Ferra, Arta Muçaj e Silvio Goskova. Prej një viti Teatri Kombëtar i Shqipërisë është mbyllur për shkak të masave anticovid dhe ende nuk ka një datë rihapjeje./BalkanWeb

LEXO EDHE: NDAHEN ÇMIMET PËR “FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË TEATRIT MOISIU ON”