Artistja boshnjake feston 100-vjetorin me një ekspozitë

artistja nada rudan

Artistja Nada Rudan ndihet më e qetë kur pikturon, një talent që e zbuloi në moshën 87-vjeçare. Talenti i saj kulmoi me një ekspozitë për të shënuar ditëlindjen e saj të 100-të.

“Ditëlindjen time të njëqindtë, e kam festuar në det. Ishte vërtet një ngjarje e madhe për mua. Para kësaj, kisha një ekspozitë që nuk e doja ta bëja, por fëmijët e mi këmbëngulën. Unë isha kundër. Unë nuk jam artiste, u thashë: Fëmijë, mos më turpëroni”, tha artistja boshnjake.

Rudan thotë se filloi të pikturonte vonë për të kaluar kohën e lirë dhe tani ajo pikturon tre orë në mëngjes dhe dy orë pasdite, kur është në shtëpi.

Unë e kaloj kohën time kështu. Më çlodh. Njerëzit thonë “Oh, jam shumë e mërzitur!”. Unë nuk jam mërzitur kurrë në jetën time.

Nëna e dy fëmijëve, thotë për agjencinë e lajmeve Reuters se është e frymëzuar nga natyra dhe udhëtimet e saj nëpër botë.

Gjatë 10 viteve të  fundit,  kam qenë në Meksikë, Himalaje, Hawaii. Uau ishte e veçantë, pastaj Praga, Shën Petersburg, dhe Hollywood i pabesueshëm.

Në shtëpinë e saj të madhe në qendër të Sarajevës, e rrethuar nga 200 piktura ajo thotë se  është shumë krenare që e gjithë familja e saj, miqtë dhe fqinjët erdhën në ekspozitën e saj.

ObserverKult

Lexo edhe:


NDAHET NGA JETA ARTISTJA E NJOHUR SHQIPTARE

Ganimet Vendresha, kryebalerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Ganimet Vendresha është një nga artistet tona të rralla që me dashurinë e saj ndaj disiplinës së baletit, ka mbajtur të gjallë dhe ka frymëzuar ëndrrën e shumë të rinjve e të rejave në vend.

Tekstin e plotë e gjeni KETU


ObserverKult