“Artistja e Vitit”, Ermonela Jaho, vjen në Shqipëri- ja pse

Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, që do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik.

Me mbështetjen dhe eksperiencën e sopranos ikonike me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila kthehet në atdhe me titullin “Artistja e Vitit”, akorduar nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, për të kontribuar me një masterclass.

Kjo do të fillojë nga data 14-18 prill, që shënjon edhe çeljen e Akademisë Teatrale 2023.

Një projekt i ndërtuar mbi bazën e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare, që do të ofrojë shumëçka rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, përgatitjes psikologjike për trajtimin e rolit. Po ashtu edhe disa tematika të veçanta e interesante për pjesëmarrësit./shqiptarja.com

ObserverKult


ermonela jaho

Lexo edhe:

ERMONELA JAHO DHE “VIP-AT” SHQIPTARË QË PO HELMOJNË RININË…

Nga Roland Qafoku

E lindur, rritur dhe e arsimuar në Shqipëri, Ermonela Jaho sapo është shpallur “Artistja e vitit” si soprano për “International Classical Music Award”.

Këndon në skenat më prestigjoze të botës dhe është një artiste self made. Së fundi shkëlqeu në Metropolitan Opera në New York duke marrë vlerësime si askush tjetër aty.

Ermonela Jaho është e kundërta e VIP-ave dhe të famshmëve shqiptarë që po krijojnë vlerë tallavaje dhe PR të rremë duke helmuar rininë.

Kjo dukuri në Shqipëri po ndodh jo vetëm në art, por edhe në media. Të parët nuk bëjnë art por vulgaritet. Ndërsa të dytët shtiren se po bëjnë media por janë zhytur në një llum të një stili edhe më të keq.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult