Ermonela Jaho dhe “VIP-at” shqiptarë që po helmojnë rininë…

ermonela jaho
Ermonela Jaho

Nga Roland Qafoku

E lindur, rritur dhe e arsimuar në Shqipëri, Ermonela Jaho sapo është shpallur “Artistja e vitit” si soprano për “International Classical Music Award”.

Këndon në skenat më prestigjoze të botës dhe është një artiste self made. Së fundi shkëlqeu në Metropolitan Opera në New York duke marrë vlerësime si askush tjetër aty.

Ermonela Jaho është e kundërta e VIP-ave dhe të famshmëve shqiptarë që po krijojnë vlerë tallavaje dhe PR të rremë duke helmuar rininë.

Kjo dukuri në Shqipëri po ndodh jo vetëm në art, por edhe në media. Të parët nuk bëjnë art por vulgaritet dhe të dytën shtiren se po bëjnë media por janë zhytur në një llum të një stili edhe më të keq.

Madje, ka nga ata që akuzojnë të parët, ndërkohë që mbështesin të dytët. Jemi mes dy botëve. Secili pëlqen të zgjedh atë që dëshiron: Ermonela Jaho që numëron çdo ditë pikat e djersës dhe talentin e perfeksionon me punë dhe ndershmëri, apo të famshmit për asgjë që njihen për antivlerat, vulgaritetin, dhunën dhe mashtrimin por që vlerësohen nga amoralët vetëm pse dalin në televizor. Shoqëria jonë është vërtetë në udhëkryq.

ObserverKult


Lexo edhe:

ERMONELA JAHO SJELL LAJMIN E MIRË, SHPALLET “ARTISTJA E VITIT”

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është shpallur “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”.

Lajmin e bukur këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram. Ku shkruan, “Shumë e nderuar që jam: Artistja e Vitit në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU