Artizanë nga e gjithë Shqipëria janë bërë bashkë në një panair në pazarin e Gjirokastrës ku do të ekspozojnë punimet e tyre dhe vlerat e zonës që përfaqësojnë.
Artizanë nga e gjithë Shqipëria prezantuan këtë të premte në pazarin e Gjirokastrës punimet e tyre.
Aktiviteti zhvillohet në Gjirokastër për të dytin vit radhazi, ku nuk kanë munguar artizantët e rinj që iu bashkuan këtij eventi kulturor.
Duke vlerësuar aktivitetin, artizanët shprehen se të tilla organizime ndihmojnë në prezantimin e punës së tyre, transmeton ‘kohajone’.
Organizatori i këtij eventi, Albert Haloci, thotë se punimet artizanale do të qëndrojnë në të ekspozuara gjatë të gjithë javës.
Panairi i artizanatit dhe kulinarisë shpalos vlerat e krahinave të ndryshme të Shqipërisë duke krijuar edhe një atmosferë tjetër në pazarin karakteristik të Gjirokastrës.