Artizania shqiptare që mahniti kryeministren italiane: S’e dija që ishin për Melonin

Ministrja e Bujqësisë e Shqipërisë, Frida Krifca, gjatë vizitës së saj zyrtare pak ditë më parë në Itali, publikoi një video ku i dhuroi kryeministres së Italisë Giorgia Meloni një palë vathë të punuar në filigran.

Kryeministrja e Italisë, vlerësoi punën e dorës së artizanes shqiptare Aurora Piranej, e cila zgjodhi të lërë punën e ekonomistes gjatë pandemisë dhe t’i përkushtohej traditës së hershme të filigranit të Shkodrës.

Aurora ka një punishte në Vaun e Dejës dhe e sheh të ardhmen të lidhur mes zejes dhe turizmit rural.

Në një prononcim për Euronews Albania, artizania shqiptare, Aurora Piranej, tha se personi i cili bëri porosinë nuk i tha se vathët ishin për Melonin, por vetëm se i duheshin për dikë të rëndësishëm.

Ajo nënvizoi se u ndje shumë e vlerësuar në momentin që pa videon që ministrja Krifca i dhuroi vathët Melonit.

“Ishte befasi nuk e kam pritur. Një ditë vjen dikush dhe tha se donte të blinte bizhuteri për një person të rëndësishëm. I bëra sugjerime. Unë nuk e dija se bizhutë ishin për Melonin. Më thanë se i duan për një person të rëndësishëm, por nuk e dija se ishte kaq i rëndësishëm.

Pas dy tre ditësh dikush më kërkoi numrin e telefonit sepse donte të më telefonte dikush nga Ministria e Bujqësisë dhe mendova se vathët do ishin për dikë nga qeveria. Më merr Krifca dhe më thotë që stolitë që janë blerë nga t’i kanë qenë për një person shumë të rëndësishëm dhe ka bërë një video. Ajo më thotë do e shohësh pastaj videon në Instagram. Ishte një çudi për mua. Ishte një kënaqësi shumë e madhe që vlerëson jo vetëm stolitë por dhe punën”, tha ajo./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NË JETËN TEME, TË PASKAM BESUE FORT, DIKUR…