Poezi nga Asdreni
Hëna ndrinte porsi argjent
Kur ndë kopshtije bashkë vinim
Dhe me dorën mbi krahun tënd
Të ndihnja mbi bar te rrinim.
Ah, sa ëmbëlsirë ndjeva
Kur dorën ma zgjate
At’herë fare më s’ë msheva
Mirëdashjen zemrës sate.
Lulet na çonin një erë
Shumë të ëmbël e të pëlqyer
Edhe zefiret nga herë
Na kujtonin pa kursyer.
Rrezet që na përgëzonin
Kur ishim të përqafuar
Dashurinë na e shtonin
Me një mall të pa rrëfyer.
Sa fjal’ t’mbla më thoshe
Kur përkëdheleshim të dy
Dhe më syçkat bukuroshe
Me benjë të mos ndahem nga ty.
Po dyshimi nuk më linte
të të besonj se ti më do
Si hëna që rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.
Veç at’hëre kupëtova
Se je zemër plot mëshirë
Dhe veten time e ngrova
Kur më puthe me dëshirë.
*Titulli i origjinalit: “Një orë lumturie”
ObserverKult
Lexo edhe:
KËTO JANË PERSONALITETET QË JANË KTHYER NË IMAZHE TË PARASË SHQIPTARE
Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij.
Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike. Nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave.
Në broshurën e publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë prezantohen gjashtë personalitetet. Që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, teksa shpjegohet edhe simbolika që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim. E të cilën simbolikë e mësoni në vazhdim.
Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:
Kartëmonedha 2000 Lekë përfaqëson periudhën ilire (portreti i mbretit ilir Gent)
5000 Lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij)
1000 Lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit)
500 Lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit)
200 Lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit)
10000 Lekë pasqyron simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit (portreti i Asdreni).
Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. E themeluar më 2 shtator të vitit 1925.
Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis grupit financiar italian. Të kryesuar nga Mario Alberti, dhe qeverisë së Ahmet Zogut.
Ndërsa për herë të parë, Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Si rezultat i marrëveshjes së qeverisë së Ismail Qemalit.
ObserverKult