Asgjë nuk mund të urrehet ose të dashurohet nëse fillimisht ajo nuk kuptohet…

ObserverKult ju sjell disa thënie të Leonardo da Vinçit:

“Unë u zgjova vetëm për ta parë se gjysma e botës ishte ende në gjumë.”

“Ai që dëshiron të jetë i pasur brenda një dite, do të jetë i varur brenda një viti.”

“Mençuria është bija e përvojës.”

“Për të qenë artist ju duhet të jeni kurioz.”

“Asgjë më shumë se heshtja nuk e forcon autoritetin.”

“Asgjë nuk mund të urrehet ose të dashurohet nëse fillimisht ajo nuk kuptohet.”

“I dua ata që mund të qeshin në vështirësi, ata që mund të fitojnë forcë nga vuajtja dhe të rriten trimërisht nga reflektimi.”

“Sa më e thellë është ndjenja, aq më e madhe është dhimbja.”

“E gjithë dija jonë origjinën e saj në përceptimet tona.”

“Të padobishme dhe përplot gabime janë të gjitha ato shkenca që nuk janë të lindura nga përvoja – nëna e gjithë dijes.”

ObserverKult

LEXO EDHE: Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur…