Fallaci: Asgjë nuk të lëndon e dhemb më shumë se zhgënjimi…

Oriana Fallaci

ObserverKult ua sjell disa thënie të Oriana Fallacit:

Njeriu i kulturuar duhet të reagojë kundrejt çdo gjëje që ofendon dinjitetin dhe ndërgjegjen e tij. Përndryshe kultura nuk shërben për asgjë.

Ka çaste në jetë, kur heshtja bëhet faj dhe të folurit detyrim.

Pse kur vret grabitësi është krim, ndërsa kur vret njeriu me uniformë është lavdi.

Të qenët nënë nuk është zanat, nuk është as detyrë, është vetëm një e drejtë mes shumë detyrash.

Të qenët grua është tej mase joshëse. Është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë.

Asgjë nuk të lëndon, trishton e dhemb më shumë, se sa zhgënjimi!

Asgjë sa një luftë e padrejtë s’e shkatërron dinjitetin e njeriut.

Në kohë demokracie, drejtësia nuk vihet duke gërmuar në varre.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZEMRA E NJË NËNE ËSHTË NJË HUMNERË E THELLË, NË FUNDIN E TË CILËS DO TË GJESH FALJE