Ashtu edhe siç pritej, Oppenheimer triumfon në Oscar

Oppenheimer triumfoi në ceremoninë e dhënies së çmimeve Oscar, ku rrëmbeu shtatë çmime pas nominimit në 13 kategori.

Shtatë çmimet të cilat i ka rrëmbyer “Oppenheimer” janë për  filmin më të mirë, editimin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë në rolin kryesor, rezultati më i mirë original,  kinematografia më e mirë dhe aktori më i mirë në rolin dytësor.

“Poor Thing” dhe “The Zone of Interests” kanë performuar po ashtu mirë, dhe u vlerësuan me katër, gjegjësisht dy çmime. Ema Stone ka rrëmbyer çmimin për “Aktoren më të mirë” me rolin e saj në “Poor Things”. E kjo ngjalli pakënaqësi sepse shumica prisnin që këtë çmim ta fitojë Lily Gladstone.

Edhe politika zuri vend në mbrëmjen e Oscarit të mbajtur së fundmi, me protesta kundër Izraelit duke e bllokuar trafikun krejtësisht afër vendit ku ndaheshin çmimet. Fjalimet në mbrëmjen e Oscarit shërbyen edhe si thirrje për paqe  në Gazë dhe Ukrainë.

Lista e gjatë e fytyrave të njohura publike ndihmuan në leximin e emrave fitues në këtë mbrëmje, duke filluar nga Al Pacino tek Michelle Yeoh Field.

Në anën tjetër fansat kanë “vërshuar “ me komente e fjalë përkrahje për aktoren Lily Gladstone, e cila sipas tyre duhej të ishte fituese e çmimit “Aktorja më e mirë “ për performancën si Mollie Kyle në flmin “Killers of the Flower Moon.

Ema Stone, e cila e fitoi këtë çmim me performancën e saj  në “Poor Things” tha gjatë fjalimit të saj i tha këtfjalë për Lily Gladstone.

“Lily e ndaj këtë çmimi me ty”, tha Stone.

Që të dyja Stone dhe Gladstone fituan vlerësime për performancat e tyre në filma.

“Ema Stone është absolutisht e mrekullueshme në “Poor Thing” por Lily Gladstone në “Killers of the Flower Moon” është gjithmonë dhe do të jetë e mrekullueshme”, ka shkruar në rrjetet sociale, kritiku i filmit, David Ehrlich.

Barbie – filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar – mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.

Ndërkohë, filmbërësi ukrainas Mstyslav Chernov, fituesi i çmimit për dokumentarin “20 ditë në Mariupol”, foli për politikën, gjegjësisht për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Rusia nuk do t’i okupojë kurrë qytetet tona”, tha ai. /Aljazeera.com

ObserverKult


charles bukowski nëse, poesi observerkult
Charles Bukowski

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: ASKUSH NUK E GJEN ASNJËHERË TË DUHURIN…

mishi mbulon ashtin
dhe ata vënë brenda
një mendje dhe
nganjëherë një shpirt,
dhe gratë bëjnë copat vazot
duke i përplasur në mure
dhe burrat pijnë
tej mase
dhe askush nuk e gjen atë
të duhurin
por vazhdojnë
të kërkojnë
duke u shtriqur
brenda dhe jashtë
shtretërve.
mishi mbulon
ashtin dhe mishi
kërkon
më shumë
se mishi.

nuk ka fare
asnjë shans:
ne jemi të gjithë të kurthuar
në një fat
të pashoq.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult