Charles Bukowski: Askush nuk e gjen asnjëherë të duhurin…

mishi mbulon ashtin
dhe ata vënë brenda
një mendje dhe
nganjëherë një shpirt,
dhe gratë bëjnë copat vazot
duke i përplasur në mure
dhe burrat pijnë
tej mase
dhe askush nuk e gjen atë
të duhurin
por vazhdojnë
të kërkojnë
duke u shtriqur
brenda dhe jashtë
shtretërve.
mishi mbulon
ashtin dhe mishi
kërkon
më shumë
se mishi.

nuk ka fare
asnjë shans:
ne jemi të gjithë të kurthuar
në një fat
të pashoq.

askush nuk e gjen asnjëherë
të duhurin.

depot e mbeturinave të qytetit plot
magazinat e rrobave të përdorura plot
morgjet plot
spitalet plot
varrezat plot

asgjë tjetër
nuk i mbush.

Përktheu: Skënder Buçpapaj


LEXO EDHE: NJË RRËFIM NGA CHARLES BUKOWSKI PËR LINDA LEE, GRUAN QË E FRYMËZOI TË SHKRUANTE “FEMRAT”

Ai la gotën e uiskit dhe vijoi të vështronte lëvizjet e vajzës që hynte e dilte në banakun e atij lokali. Kishte veshur një fustan të kuq me pika, ndërsa flokët e verdhë i shtriheshin poshtë qafës… Ajo u buzëqeshte klientëve, dhe kur kaloi pranë tij nuk e hodhi vështrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur për të gjitha gratë amerikane…

Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin gratë të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë çdo qelizë të trupit të një gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vështrimin nga ai… as kur mori xhaketën e varur bri derës, dhe humbi tej në rrugë.


Portreti i heshtur i vajzës do ta shoqëronte gjatë gjithë mbrëmjes poetin, i cili do të kthehej të nesërmen në të njëjtën orë për ta parë sërish atë… Vetëm fustani i saj kishte ndryshuar, ndërsa historia ishte po ajo… Kur ai iu afrua dhe i tha se donte të dilte në mbrëmje me të, ajo me mirësjellje i tha se “nuk kishte kohë”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU