Askush nuk është tradhtuar ndonjëherë nga dashuria e pastër

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

Ata që jetojnë nga dashuria, jetojnë përgjithmonë. (Emile Verhaeren)

Dashurojnë vërtetë ata që druhen të thonë se dashurojnë. (Ph. Sidney)

Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër. (G.W.von Leibnitz)

Dashuroni, dashuroni; gjithçka tjetër është hiç. (La Fontaine)

Dashuria na vështron jo me sy, por me shpirt… (Shakespeare)

Çfarë gjëje tmerrësisht e çmendur është dashuria. (Emanuel Schikaneder)

Më mirë të dashurosh dhe t’i humbasësh dashuritë sesa të mos dashurosh kurrë. (Lord Tennyson)

Dashuria i lehtëson të gjitha dhimbjet, të gjithë i nënshtrohen asaj. (Emanuel Schikaneder)

Askush nuk është tradhtuar ndonjëherë nga dashuria e pastër. (Jaufrè Rudel)

ObserverKult

LEXO EDHE: Janë të paktë njerëzit që mendojnë, por të gjithë duan të gjykojnë…