ObserverKult ua sjellë disa thënie që flasin për fëmijët :
Që të jesh në kujtimet e fëmijëve të tu nesër, duhet të jesh pjesë e jetëve të tyre sot./ Barbara Johnson
Fëmijët e tu kanë më shumë nevojë për praninë tënde sesa për dhuratat e tua./ Jesse Jackson, Jr
Fëmijët, nuk mjafton veç t’i bësh; duhet edhe të thartosh trurin që t’i edukosh./ Giuseppe Giusti
Një fëmijë është një dashuri që bëhet e dukshme./Novalis
Trashëgimia më e mirë që një prind mund t’u lërë të bijve, është pak nga koha e vet çdo ditë./O. A. Battista
Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj./ Dostojevski
Mësoni fëmijët të mendojnë, jo çfarë të mendojnë./ Richard Dawkins
Çdo fëmijë është një artist. Çështja është që ai të mbetet i tillë edhe kur të rritet./Pablo Picasso
Një fëmijë, një mësues, një libër e një laps, mund të ndryshojnë botën./ Malala Yousafzai
Çdo opinion që u imponohet fëmijëve është një gënjeshtër./ Alexander Sutherland Neill
Pasuria e vërtetë e një njeriu janë fëmijët e tij./ Francis Ford Coppola
Gjëja më e rëndësishme që një baba mund të bëjë për fëmijët e tij është të dashurojë nënën e tyre./ Henry Ward Beecher
Fëmijët janë të pafajshëm dhe duan drejtësinë, ndërsa shumica e të rriturve janë të lig dhe preferojnë mëshirën./Gilbert Keith Chesterton
Një prind i zgjuar lejon që fëmijët e tij të bëjnë gabime. Është mirë që nganjëherë t’i djegin gishtat nga pak./ Mahatma Gandhi
ObserverKult
Lexo edhe:
FABRIZI: NËNAT NUK DUHET TË VDESIN ASNJËHERË!
Nëna ime më la pas tre muajsh vuajtje nga një sëmundje e rëndë. Më kërkonte të falur, sepse i dukej sikur më mundonte teksa e çoja tek mjekët për t’u kuruar. Nënat nuk duhet të vdesin asnjëherë.
Mund të zhduken për pak kohë, por të shfaqen sërish kur të kemi nevojë për t’i parë prapë, sikur edhe për një çast.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult