At Anton Harapi do të shpallet martir/ Njeriu i fesë dhe letrave u ekzekutua nga komunistët në vitin 1946

At Anton Harapi, një nga figurat me të rëndësishme të Kishës Katolike Shqiptare, së shpejti mund t’i shtohet listës së 38 martirëve të kishës, të cilët dhanë jetën për fe dhe për atdhe.

Me dekretin e publikuar, zyrtarisht Kisha Katolike ka nisur punën për përgatitjen e dosjes për martirizimin e tij.

“Me këtë dekret, Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare, vendos në emër të të gjithë Ipeshkvinjve që të nisë mbledhja e dokumenteve dhe dëshmive të shkruara në lidhje me jetën, ngjarjen historike dhe vdekjen e At Anton Harapit.

Pas disa vitesh kërkimesh, dhe studimesh, kemi dokumentacionin e nevojshëm që na lejon të fillojmë punën për hapjen e kauzës së lumnimit”, tha Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore shqiptare.

“Për në katolikët, që kemi vuajtur nga otomanet dhe nga sistemi komunist, ju e dini shumë mirë që meshtarët katolikë janë angazhuar shumë për fenë dhe për atdheun tonë.

Është ky binom që për ne është shumë i rëndësishëm por për europianët është shumë i vështirë për t’u kuptuar”, tha Imzot Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore shqiptare.

Jozef Shiroka, nipi i At Anton Harapit, thotë se ka shume materiale që mund të përdoren për dosjen e martirizimit.

“Ne sigurisht disponojmë shumë dokumente, të cilat do t’i vendosen në dispozicion të gjithë Arqipeshkvisë dhe të gjithë atyre që po merren me këtë punë.

Unë jam i lumtur që ka nisur ky proces dhe jam i bindur se do të mblidhen shumë dokumente dhe informacione të duhura për të”, tha Shiroka.

At Anton Harapi, lindi në Shirokë në Shkodër dhe u formua në Austri dhe Itali, ku pasi kreu studimet universitare u rikthye në Shqipëri. Ai ishte frat, mësues, shkrimtar dhe politikan.

Ai u vra nga regjimi komunist dhe ende nuk dihet varri i tij.

Videon mund ta shikoni KËTU:/ Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

OSCAR MILOSZ: SEPSE KAM FRIKË, SE KAM FRIKË NGA KTHIMI

Poezi nga Oscar Milosz

-Dhe sidomos që e Nesërmja ku jam të mos e dijë-
Pyjet janë plot me kokrra të zeza, pyjet-
Zëri yt është si një tingull hëne në pusin e vjetër
Ku jehona, jehona e qershorit vjen të pijë.

Dhe që asnjë të mos thotë emrin tim atje poshtë, në ëndërr,
Kohërat, kohërat krejt janë përmbushur-
Si një dru i vogël që vuan kur ndjen limfën e parë
Është bardhësia jote në petka pa zhubër.

Dhe që rrënojat sërish prapa nesh të mbyllen,
Sepse kam frikë, se kam frikë nga kthimi.
Lulet e mëdha bardhoshe t’i ledhatojnë gjunjët e ëmbël
Dhe hija, hija është e zbehtë nga dashuria.

Dhe mos i thuaj ujit të pyllit kush jam unë;
Emri im, emri im është kaq i vdekur.
Sytë e tu kanë ngjyrën e shirave të rinj,
Të shirave të rinj mbi pellgun e fjetur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult