At Bernardin Palaj për Ditën e Verës: Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat…

At Bernardin Palaj tregoi si kremtohej “Dita a Verës” nga malësorët katolikë të veriut:

“Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara.

Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nuk lidhet gja.

Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit.

I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. “Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtringat”. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë”.

(Marrë nga profili i Albert Vataj në Facebook)

ObserverKult


lere të jetojë

Lexo edhe:

O SHQIPTAR! LËRE TJETRIN TË JETOJË SI T’I DOJË KOKRRA E QEJFIT!

Lëre tjetrin të jetojë!

Nga Arjola Shehaj

A ka mundësi të jetojmë të lirë në këtë vend?
Nëse këtë pyetje e bëj unë, unë që pretendoj të jem jem shpirti më i lirë i shoqërisë sime, vaj me det çfarë ndodh me të tjerët.

Ka shumë kohë që e mendoj këtë shkrim, sepse më ka ardhur në majë të hundës fakti që sapo hipi në ashensorin e pallatit, fqinja përballë më pyet: Vazhdon punë? Atje ku ke qenë besoj?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult