At Zef Pllumi: Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë…

dantja ka shkru per ne at zef pllumi observerkult

ObserverKult ua sjell disa thënie të At Zef Pllumit:

Kurrë se kam kuptue sesi nji popull i vogël si shqiptarët ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça.

Ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet.

Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.

Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij.

Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë.

E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani – tjetrit, prej shqiptarëve. Na s’kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër.

Kur njeriut t’i mungojë zemra nuk asht ma njeri.

Ma mirë djepi bosh, se dreqi n’ta.

Duhet ndërru truni i këtij populli. Prandaj mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli- e truni ndërrohet në shkolla kryesisht- dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë.

ObserverKult


Lexo edhe:

AT ZEF PLLUMI: ASHT I MJERË AI POPULL QË NUK IA DEL ME ZOTNUA BIJTË E VET TË KËQIJ