“Ata u deshën me afsh e zjarr”, poezinë e Hajnrih Hajnes e lexon Rudina Papajani

“Një femër“, poezi nga Hajnrih Hajne

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i fliste.”O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërras se do vdes,” – i thoshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult


Lexo edhe:

RUDINA PAPAJANI LEXON POEZINË “KRISTAL” TË ISMAIL KADARESË (VIDEO)