Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton një ngjarje të 99 viteve më parë, kur më 23 shkurt të vitit 1924, Ahmet Zogu u vu në shënjestër të një atentati.
Asokohe kryeministër, Ahmet Zogu u qëllua me pistoletë, teksa ishte duke ngjitur shkallët e godinës së Parlamentit. Atentatori ishte 17-vjeçari, Beqir Valteri.
Incidenti krijoi një situatë tensioni mes legjislatorëve. Por zhurmënaja u shua prej vetë kreut të ekzekutivit, i cili kërkoi vijimin normal të seancës parlamentare.
I rënë në duart e xhandarëve, Valteri dorëzohet nën premtimin e Zogut për t’i falur jetën. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se prapa këtij atentati qëndronte si nxitës Avni Rustemi.
Valteri, u fal nga Zogu, i cili akordoi në emër të tij edhe një të drejtë studimi në Evropë.
Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj klime tensioni, Zogu u dorëhoq nga posti i kryeministrit./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
PSE AHMET ZOGU ZGJODHI ITALINË?
Çfarë shkruante në veprën e tij voluminoze “Historia e Italisë” gazetari i famshëm Indro Montanelli në kapitujt mbi Zogun dhe prejardhjen e tij. Po ashtu për karrierën dhe marrëdhëniet me italianët dhe pushtimin e ’39?
Gazetari i famshëm italian, i cili la gjurmë të pamohueshme me veprën e tij jo vetëm në Itali, e shtriu ndikimin e tij edhe në fusha të tjera. Duke spikatur pikësëpari në atë të historisë, ku ai ishte në fragmente të saj edhe dëshmitar okular e përcjellës i eventeve më të rëndësishme të kohës.
Një kolanë e ribotuar shpesh nga shtëpitë botuese më në zë në Itali, janë edhe vëllimet e “Storia d’Italia”, të cilat kanë njohur më vonë edhe bashkëpunimin e redaktimin profesional të Mario Çervit.
E ndarë në shumë seksione e kapituj, sigurisht se për lexuesin shqiptar do të kishte vlerë të dihej vlerësimi që Montanelli jep për një periudhë shumë të diskutueshme të historisë sonë. Fjala është për pushtimin italian, por edhe periudha e monarkisë.
Si e shihte dhe çfarë shkruante Indro Montanelli (1909-2001) mbi ish-monarkun shqiptar dhe prejardhjen e tij e të parëve të tij.
Pastaj rrugën që ndoqi për të bërë karrierë, marrëdhëniet me italianët, fqinjët dhe popullin e vet.
Në fund fare, edhe qëndrimin dhe lëvizjet në ditët dhe orët e fundit para se të niste pushtimi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult