Audienca, marrë individualisht – janë idiotë! Kolektivisht, nuk i mashtron dot!

audienca

Nga David Mamet

Nuk ka shumë gjëra që ne mund të mësojmë si njerëz, apo jo?

Sepse ne jemi budallenj. Jemi vërtetë!

Unë vetë, më shumë se kushdo tjetër.

Billy Wilder ishte fantastik – nuk ka patur një regjisor më të mirë dhe nuk ka patur një skenarist më të mirë.

Dhe ai thoshte audienca, e marrë individualisht – janë idiotë. Të marrë së bashku, ata janë një gjeni. Dhe kjo ka qenë përvoja ime.

Individualisht, ata, ashtu si unë, janë idiotë, apo jo?

Por kolektivisht, nuk i mashtron dot.

Dhe unë kam provuar dhe punuar me çdo medium që njoh në mbarë botën.

Dhe kurrë nuk kam takuar një audiencë memec. Kurrë.

Sepse dritat fiken një moment, dhe shtypet butoni.

OK, tani më trego një histori, duket sikur të thotë audienca.

Dhe nëse është interesante, ata do të të ndjekin. Nëse është për të qeshur, ata do të qeshin.

Nëse nuk është për të qeshur, nuk do ta bëjnë, apo jo?

Nëse është mahnitëse, ata do të mbeten gojëhapur.

Ti mund t’u zhvatësh një ovacion në këmbë, çdo audience në botë. Mund t’u zhvatësh, apo jo?

Por ti nuk mund t’u zhvatësh atyre, një të qeshur. Nuk mund t’u zhvatësh një gulçim.

Nëse ndodh, dije se ke arritur një gjë të madhe.

Kam mësuar diçka shumë të rëndësishme vite e vite më parë. Ishte një kohë kur doja të bëja kërkime. Dhe një prej tyre ishte leximi i Kuranit në anglisht. Më ka goditur shumë ai lexim.

Një gjë që thotë Kurani – ose thotë profeti Muhamed – është: “Unë tani po iki. Por do t’ju lë dy mësues. Një mësues që flet dhe një mësues i heshtur. Mësuesi që flet është ky libër, Kurani. Mësuesi i heshtur është vdekja”.

U mendova mirë e mirë. Dhe pastaj fillova të mendoj për dramën. Mendova, si mund t’ua mësosh njerëzve dramën. Dhe ka vetëm dy gjëra që mund t’i mësojnë njerëzit për dramën.

Është mësuesi i heshtur dhe mësuesi që flet. Dhe mësuesi që flet është audienca. Nuk mund të mësosh se si të shkruash dramë, pa shkruar pjesë ku ti je përpara një audience dhe poshtërohesh. Sepse asgjë nuk ka kuptim derisa ta bësh këtë. Derisa të kesh përdorur ndërgjegjen dhe të kesh thënë: “Kjo do i lërë pa mend.  Kjo është gjëja më e mirë që dikush ka shkruar ndonjëherë. Do t’i kapë për fyti dhe as nuk do të mund të marrin frymë. Dhe pastaj shikon audiencën që fle gjumë, dhe ndihesh i poshtëruar.

Ke zbuluar se e ke patur gabim. Duhet ta provosh përsëri. Dhe nëse turpërohesh kollaj, nuk do të mësosh. Pra, ky është mësuesi që flet, audienca.

Nuk mund të mësosh të shkruash pa audiencë. Dhe mësuesi i heshtur është faqja bosh…

David Mamet është fitues i Çmimit Pulitzer. Ky material është pjesë e një leksioni në të cilin ai tregon se si mund të kthehen momentet më të çuditshme të jetës, në art dramatik. / bota.al

ObserverKult

lexo edhe:

Izet Duraku: Poezia vjen si fanitje e një ëndrre të hershme, ka gjithë dritën e trishtimin e pashpjegueshëm të ekzistencës!

(Video) Halil Matoshi/ Requiem për Bekim Lumin/ Festivali Poetik i Prishtinës 2

Sadedin Mezuraj: Guernika poetike e Donika Dabishevcit

Seriali Emily in Paris “përplas” Makronin me kryetarin e Romës