Libri “E gjithkohshmja Andërr” e autores Donika Dabishevci është i një formati të vogël por ka peshë të rëndë. Ka peshën e plojave, të tmerrit dhe mizorive që sjell lufta. Ka peshën e gjakut, të klithmave, të kufomave, të llahtarive dhe lemerive të grave, pleqve, fëmijëve të djegur, të masakruar nga hordhitë barbare të kasapit të Ballkanit.
Nga Sadedin Mezuraj
Donika nuk rrëfen. Donika dhe përmes saj, subjekti lirik, dëshmon dhe përjeton tmerrin e luftës, ferrin e përgjakur dhe apokalipsin antihuman në fundin e shek. 20- të në Kosovë.
Çdo poezi është një copë dhimbjeje dhe tmerri dhe të marra së bashku, krijojnë poetikisht Guernikën e Kosovës. Atë tablo që Picaso e krijoi me penel, duke universalizuar tmerret e luftës në Guernika të Spanjës, autorja e ka krijuar me fjalën estetike, duke sjellë në kujtesën e lexuesve një “guernikë” poetike të dramave dhe tmerreve të luftës në Kosovë.
Të shkruara në gegnisht, poezitë përcjellin gjithë dramacitetin e luftës, dhimbjen e pashprehshme, ankthin, lebetitjet e njerëzve të pambrojtur të rrethuar kudo nga vdekja:
“Ata ik e deka njek”
Poezitë krijojne imazhe të errëta të tmerrit dhe stili i të shkruarit në gegnisht përcjell efektin tingullor elegjiak. Vdekja është kudo e pranishme e mes atij ferri ngrihet klithma ekzistenciale për jetën.
Përballë tmerrit dhe plojave të luftës, kumton autorja, Andrra për jetën mbetet e pamposhtur dhe gjithkohshme.
Megjithatë, bota utopike e paqes dhe harmonisë është larg. Nga çasti në çast mund t’ia behin “stuhitë e çmenduna të instikteve primordiale”.
Titulli librit të asocion me poemën “Andrra e jetes” të Mjedës. Por, ndërsa për Mjedën jeta në mjerim ishte një andërr e këputur, për Donikën andrra për jetën mes tmerreve të luftës është e thekshme dhe instikti ma i thellë i qenies njerëzore.
Nga pikëpamja stilistikore, ritmi, sintaksa dhe energjia që mbarin vargjet, të nxisin instiktivisht përqasjen me verbin poetik migjenian, e posaçërisht me “Poemën e mjerimit”. Nëse tek poema e mirënjohur e Migjenit vizatohet gjymtimi shpirtëror i Njeriut nën peshën e Mjerimit, në poezite e Donikës ushton dhimbja e gjama për njeriun përballë vdekjes , dhunës e shkatërrimit që sjell lufta, gjenocidi dhe barbaria e kohëve moderne.
ObserverKult
Lexo për këtë libër edhe:
1.GËZIM ALIU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, POEMË PËR NJERIUN NË LUFTË
2. Agron Gashi: Poetika e vdekjes mizore te “E gjithkohshmja Andërr”
3. AFRIM DEMIRI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”/ POETIKA E VRAME NGA LUFTA
4. HAJRIZ SEJDIU: E PËRKOHSHMJA DHE E GJITHKOHSHMJA SI ANTITEZË DHE AMBIVALENCË NË POETIKËN E DONIKA DABISHEVCIT
5. BAJRAM MJEKU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” – MONUMENT INDIVIDUAL PËR DRAMËN KOLEKTIVE
6. Maxhun Osmanaj: Një metaforë në mes jetës dhe vdekjes
7. BISLIM AHMETAJ: DASHURIA DHE VDEKJA NË POEZINË E DONIKA DABISHEVCIT
8. AGIM BAÇI: VALLJA E FJALËVE TË DHIMBJES TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
9. MËRGIM BEKTESHI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, KUJTESË HISTORIKE NË VARGJE
10.Kujtim Morina: Përsiatje pas leximit të librit me poezi të Donika Dabishevcit, “E gjithkohshmja andërr”
11.Drita Fejza: “E gjithkohshmja Andërr”, libër që ruan kujtesën historike dhe nderon viktimat e luftës!
12. Hajriz Sejdiu: Shtatë imazhet në përmbledhjen poetike të luftës “E Gjithkohshmja Andërr” të Donika Dabishevcit
13. SHEFQETE GOSALCI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR I VEÇANTË I NJË POETEJE ELITARE
14. AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!
15. TIMO MËRKURI: IKJA SI TRIUMF I JETËS NË POEZINË “TUJ IKË DEKËS” E DONIKA DABISHEVCIT
16. DRITA FEJZA: POEZIA “DREJT PUSHKATIMIT” E D.DABISHEVCIT, REFLEKTIM I THELLË MBI JETËN, VDEKJEN E DINJITETIN NJERËZOR!
17.Lindita Komani: “E gjithkohshmja Andërr”, libër kujtese për dhimbjen e luftës
18. Kemajl Aliu:ABSURDI I LUFTËS DHE PSIKO- DRAMA NJERËZORE
19. Vilson Culaj: “E gjithkohshmja Andërr”, saga e dramës kombëtare që flet përmes artit poetik
20. Halil Matoshi: Diskursi i emnimit të ligësisë simas estetikës së të shëmtuemes te Donika Dabishevci
21.Sadedin Mezuraj: Guernika poetike e Donika Dabishevcit