Këngëtari i njohur shqiptar, Aurel Thëllimi ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” për të folur për këngën e tij më të fundit, me titull “Nënë”, të cilën ia ka dedikuar nënës së tij, e cila është ndarë nga jeta para pak muajsh.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Aureli, muzikën e ka krijuar Mario Bregu, por edhe me kontributin e Aurelit. Klipi është realizuar në qytetin e Korçës ku Aureli ka lindur dhe është rritur.
Gjatë klipit, shohim pjesën e dyqaneve të njohura si Mapo e Korçës, tek pedonalja, ku e ëma e Aurelit ka punuar gjithë jetën si shitëse. Në klip është dhe djali i Aurelit, Neo.
Rudina Magjistari: Videoklipin më të fundit të titulluar “Nënë” ia ke dedikuar nënës tënde apo jo?
Aurel Thëllimi: Emocioni i parë ka qenë në ashensor kur më ka ardhur kjo këngë. Kam shkuar direkt në studio. Për mua nëna është vetë Zoti në Tokë, unë kështu e ndjej qenien e nënës. Mendoj që prezenca e nënës është dashuria, është lutja shpirtërore më e sinqertë, është ajo mbështetja më e madhe tek çdo njeri. Nuk ka limit moshe. Nëna është nënë, nëna është pjesë e jetës, nëna jeton me shpirtin e njeriut deri në momentin e fundit.
Rudina Magjistari: Unë të bëj ngushëllimet e mia për nënën. Është ndarë nga jeta para pak kohësh, apo jo?
Aurel Thëllimi: Të bësh një këngë për nënën ka parametra shumë të vështirë konceptualë mendoj unë. Duhet të bësh një këngë që jo vetëm të ketë shpirtin tënd.
Rudina Magjistari: Ajo është nëna jote apo jo që po e shohim tani…
Aurel Thëllimi: Është emocion shumë i madh (përlotet).
Rudina Magjistari: Sa kohë u bë që është ndarë nga jeta?
Aurel Thëllimi: 3 muaj./tvklan.al
ObserverKult
______________________
Lexo edhe: