Aurela bën postim emocional: Dua të jem pranë vajzave të mia…

Aurela Gaçe

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe e ka nisur muajin me një kontroll klinik të gjirit, duke qenë se muaji kaluar ishte muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Aurela ka postuar një foto nga klinika dhe shkruan ato fjalë të cilat i mendon çdo femër, çdo nënë kur shkon të bëjë ekon, transmeton ‘preferenca.al’.

“Sa herë vij per eko gjiri, është gjithmonë një frikë që me shoqëron.

E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyrë më të rëndësishme, të rris fëmijët që solla në jetë. E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty.

Të paktën për 1 vit, tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua. E dua veten por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mija të rriten e unë të jem pranë tyre.

Prandaj kontrollet e shëndetit i bëj rregullisht. Është më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa të kemi frikë të dëgjojmë të vërtetën e te flemë me të…

Zbulimi i hershëm, na ndihmon t’ja këpusim kokën bishës së keqe”, shkruan Aurela.

———————-

LEXO EDHE: AURELA DHE STINE RRËFEJNË SI E “RIKTHYEN” DR. FLORIN NË MUZIKË: GJETËM ZËRIN E TIJ NË NJË KOMPJUTER TË PRISHUR

Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Dr. Flori. Megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

Dy artistët ishin në emisionin “Wake Up” në “Top Channel” ku kanë treguar më shumë si erdhi “S.F.L” që është shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Këngëtarja rrëfeu se kjo ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter. Që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Dr. Florit.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU