Aurela dhe Stine rrëfejnë si e “rikthyen” Dr. Florin në muzikë: Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur

Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Dr. Flori. Megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

Dy artistët ishin në emisionin “Wake Up” në “Top Channel” ku kanë treguar më shumë si erdhi “S.F.L” që është shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Këngëtarja rrëfeu se kjo ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter. Që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Dr. Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka. I kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët, transmeton ‘tirananews.al’.

Si pa kuptuar kanë kaluar këto vite pa Dr.Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij. Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se këngët e tij vazhdojnë të mbeten hit. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si: “Mesazh”, “Kena Lind Për Qef”.

——————————————————————————————

LEXO EDHE: Aurela Gaçe dhe Stine rikthejnë Dr.Florin

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Pjesë do jetë edhe Dr. Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët. Ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Ajo tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90. Klipi del shumë shpejt dhe sigurisht fansat e Dr.Florit janë gëzuar më së shumti, transmeton ‘lapsi.al”.

Kanë kaluar 7 vite pa Dr.Florin

Si pa kuptuar kanë kaluar 7 vite pa Dr.Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij.

Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se këngët e tij vazhdojnë të mbeten HIT. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si: “Mesazh”, “Kena Lind Për Qef”.