Aurela Gaçe & Aleksandër Gjoka: Lotët një tjetër zemër kanë pushtuar (teksti dhe kënga)

E ja nis e lind një ditë e re
Por shtrati ynë e kafja s’ka ndryshuar
Një fëmijë që qesh ka ardhë në jetë
Lotët një tjetër zemër kanë pushtuar.

Çdo mëngjes si i hutuar
Shumë i dehur nga mesnata
Çoroditur nëpër ëndrra
Në një stinë
Një stinë të tjetërsuar
Po lëmë mbrapa
Ti më zgjon se iku nata
Pëshpërit pranë zemrës sime
Ti më shuaj.

Më shuaj etjen shkretëtire
Zbrazëti e hapësire
Që përditë nga pak e vuajmë
Vetëm ti po pret
Që të më japësh si përherë
Ajo gjë në shpirt më merr
Si të çmendur pranë na sjell
Dhe jetojmë të njëjtën kohë
Të njëjtën ndjenjë
Të njëjtën ndjenjë që s’hesht

Dhe ja nis një tjetër ditë e re
Shoh sytë e tu, vështrimin e frikësuan
Një fëmijë që qesh ka ardh në jetë
Lotët një tjetër zemër kane pushtuar

Çdo mëngjes si e hutuar
Shumë e dehur nga mesnata
Çoroditur nëpër ëndrra
Në një stinë
Një stinë të tjetërsuar
Po lëmë mbrapa
Ti më zgjon se iku nata
Pëshpërit pranë zemrës sime
Ti më shuaj.

LEXO EDHE: Aleksandër Gjoka: Sa të desha, shpirt s’mund ta dish… (teksti dhe kënga)