Aurela Gaçe ju flet përmes bluzave!

Unike në gjithçka,vështirë se gjen të ngjashme si Aurela Gaçe. I ka rezistuar tregut, modës, e gjithçkaje që mund të jetë ‘in’ në një kohë të caktuar.

Aurela Gaçe, ju flet përmes bluzave!

Ndaj sot lakohet si emrat më të preferuar të tregut të muzikës, por jo vetëm. Njerëzit e duan edhe për atë që ajo është përtej profesionit. Sa e fortë duket në skenë, aq e ndjeshme është jashtë saj. Shpesh edhe ironike.

Aurela Gaçe, ju flet përmes bluzave!

E këtë të fundit, e shpreh edhe në një mënyrë të veçantë, përmes bluzave të saj.

Aurela Gaçe, ju flet përmes bluzave!

‘Pak e vogël, por teknike’, shkruan Aurela në një nga bluzat e saj, duke bërë ironi me gjatësinë e saj. Por në këtë rast, bëhemi me komentuesit, ku shkruajnë se edhe floriri i vogël është, por vlerën e ka të madhe.

Aurela Gaçe, ju flet përmes bluzave!

“Nuk mbaj firma, se jam firmë vetë”, shkruhet në një tjetër. Ç’mund të thotë më shumë një vlonjate si ajo.

Aurela Gaçe, ju flet përmes bluzave!

I krijon për qejf, por edhe për të mësuar të rinjtë, ndonjë shprehje tipike të Vlorës shkruan Aurela./L.F-dritare.net

Aurela Gaçe, ju flet përmes bluzave!