Aurela Gaçe ka dy fjalë për kritikët e Festivalit: Njëherë i quani tradhtarë dhe më pas i ngrini në piedestal

Aurela Gaçe

Është e zakonshme që çdo fitues i një kompeticioni të caktuar të shoqërohet me kritika dhe të ketë njerëz të cilët mendojnë se nuk e meriton çmimin. Megjithatë, edhe kritika duhet të ketë disa baza, argumente dhe etikë.

Gjë që mungon te “kritikët shqiptarë” në rrjetet sociale. Këtë e pamë edhe pas Festivalit të Këngës të mbajtur pak ditë më parë. Së fundmi edhe Aurela Gaçe ka reaguar në lidhje me “zhurmën” e krijuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Aurela shkruan se çdo vit në lidhje me fituesit ka diçka që thuhet mbrapa. Ajo risolli në vëmendje fitoren e këngëtares Rona Nishliu e cila në fillim u “kryqëzua”.

Dhe më pas kur arriti që të renditej në vendin të pestë e lavdëruan dhe krejt papritur u bënë “krenarë”. Ajo shkruan se në Shqipëri e njëjta gjë ndodh edhe me futbollistët të cilët njëherë i shajnë dhe më pas i ngrenë në piedestal.

“Festivalet…konkurrimet…gjithmonë sjellin edhe gjykimet. Lind gjithmonë pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmonë fituesi i rradhës…. Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo?, shkruan Aurela./preferenca-al.com

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

E DËNUAN PASI PREZANTOI FESTIVALIN E 11-TË, BUJAR KAPEXHIU: HIQNIM TYMIN ME DUAR PËR TË GJETUR BUKËN

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, kohë më parë, ka qenë regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu i cili foli edhe për karrierën e tij.

Ai kujtoi një moment kritik të karrierës së tij në vitin 1972, ku ishte prezantuesi i Festivalit i11-të të Këngës. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze (diçka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore. Dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

Kapexhiu tregon se pasi u dënua, përfundoi duke punuar tek…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult