Tek ky vend ku jemi rritur
Në një djep të bërë me dru
Kemi lindur kemi vdekur
Varret tona janë këtu.
Më kanose, syrgjynose
Më dërgove s’di se ku
E kemi ikur kemi ardhur
Trojet tona janë këtu.
Ma tymose, ma nxirose
Ma plagose qiellin blu
Jemi gdhirë e jemi ngrysur
yjet tona janë këtu.
Sa bajlozë këtu dërgove
Mbret e krajla me ushtri
Por shqiptar me mbeti emri
Edhe vendi Shqipëri.
S’jam tribu, s’jam tribu
Në këto troje s’jam tribu
Kam lindur në këtë tokë
Dhe do vdes këtu.
S’jam tribu, s’jam tribu
Në këto male mbi k’to gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu.
Brez pas brezi hapem shkëmbin
Me parmenden bërë me dru
Kemi mbjellë e kemi korrur
Rrënjet tona janë këtu.
Morëm dritë nga faqe dielli
gjuhën tonë e bëmë me nur
Shpendin e lirisë së qiellit
Përmbi gjak e bëme flamur.
S’jam tribu, s’jam tribu
Në këto troje s’jam tribu
Kam lindur në këtë tokë
Dhe do vdes këtu.
S’jam tribu, s’jam tribu
Në k’to male mbi k’to gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu.