Jemi larg me vite, me kilometra
Por fluturat më ngatërrohen prapë për ty.
Sot të pashë, si e hutuar mbeta
Zjarri ende ndezur ish aty
Koha na i mori vitet
Bashkë me to rininë
Jo s’mundi të na merrte dashurinë
S’mundem të të shoh në sy
S’mundem unë të flas me ty
Vendin tënd se zë njeri
Ah, sa të dua ky shpirt e di
Mirupafshim bashkë në jetën tjetër
Se frymën peng këtu po na e mbajnë
Do të t’pres krahëhapur e s’do largohem
Atje nuk do munden të na ndajnë
Koha na i mori vitet
Bashkë me to rininë
Jo s’mundi të na merrte dashurinë
S’mundem të të shoh në sy
S’mundem unë të flas me ty
Vendin tënd se zë njeri
Ah, sa të dua ky shpirt e di.