Aurela Gaçe: Do të shkrihem, të venitem… (teksti dhe kënga)

Do të shkrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj.
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkel një këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.

A s’më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj…
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!

ObserverKult


Lexo edhe:

AURELA GAÇE KA DY FJALË PËR KRITIKËT E FESTIVALIT: NJËHERË I QUANI TRADHTARË DHE MË PAS I NGRINI NË PIEDESTAL