Aurela Gaçe reagon e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Ndodh të të fshihet dhe historia…

Reagon Aurela Gaçe

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e tretë e ‘Festivalit të Këngës’, gjatë të cilës artistët pjesëmarrës bashkë me disa prej artistëve më të njohur shqiptarë sollën duete me këngët që janë performuar ndër vite në festival.

Këngëtarët e mirënjohur si Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako, Redon Makashi, Altin Goci u ngjitën edhe një herë në skenën e Festivalit kombëtar, në një duet me konkurrentët për të kënduar hitet e tyre.

Mirëpo ajo që u vu re ishte mungesa e këngëtares Aurela Gaçe e cila i ka dhënë jehonë këtij festivali me duetet e performuara përgjatë viteve.

Aurela Gaçe e ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2011 me këngën “Feel the Passion”. Por, këngët e saj nuk u shfaqën as në skenë, as në evente apo spote dhe për këtë këngëtarja ka bërë një reagim, transmeton ‘class’.

Gazetari Andi Vrapi ka publikuar në Instastory një bisedë në Whatsapp me moderatoren Aulona Musta e cila rikujtonte disa nga këngët e Gaçes dhe kërkonte të dinte se pse ajo nuk ishte e pranishme.

Duke ripostuar këtë bisedë, vetë Aurela ka shkruar se e ka marrë ftesën nga Festivali por për shkak të angazhimeve të saj nuk mundi të ishte e pranishme, teksa shton se “fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese”

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos?

Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese! Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”– shkruan ndër të tjera Aurela.

hajredin pasha kendraur nga aurela gace
Aurela Gaçe

Lexo edhe:

DUETI I ELSA LILËS ME CAPITAL T, REVOLTOHET KOMPOZITORI: MOS MA BËNI PIS KËNGËN

ObserverKult