Jo thjesht varreza, gërmimet arkeologjike në Shkup nxjerrin në pah edhe mure

Nëse para një jave flitej vetëm për varreza dhe për pllakën me mbishkrimin “Dardanus” gërmimet e vazhdueshme arkeologjike po nxjerrin në sipërfaqe edhe gjëra tjera.

Formën e tyre më së miri e tregojnë pamjet e regjistruara prej lartë, ku vërehen muret e dy objekteve të ndryshme.

Punimet arkeologjike këtu në zonën ku para 1 jave u gjet një pllakë me mbishkrimin “Dardanius” edhe sot vazhdojnë. Nga gërmimet disa ditore që janë bërë, tani disa elemente kanë filluar që të duken më qartë. Në fakt duken muret e një objekti i cili tani për tani nuk dihet se çka mund të jetë dhe për çka mund të ketë shërbyer.

Gjatë kohës që ekipi i TV21 po qëndronte në zonën arkeologjike, erdhi edhe arkeologia Vera Atansovska. Për muret, Atansovska thotë se në pamje të parë ngjasojnë me ndërtim bazilikë që mund të jetë ndërtuar në shekullin e 4 ose të 5. Por, përsëri tha se është herët për të saktësuar llojin e objektit.

“Gërmimet ende vazhdojnë. Nëse objektet do të qëndrojnë aty ose jo do të vendoset pas përfundimit të gërmimeve nga ana e një komisioni që është i përbërë prej 6 ekspertëve, nuk mund të flasim që të mos ndërtohet, mundemi ta kushtëzojnë investitorin këtë ta ruaj në korniza të projektit, në korniza të ndërtimit dhe të prezantohet për opinionin e gjerë”- tha Atanasovska.

Sipas saj gërmimet ka gjasa të përfundojnë pas 1 muaji. “Pastaj do të mund të thuhet saktë se çka do të bëhet me objektin ose murin”, shtoi ajo.

Drejtori për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Arian Asllanaj në emisionin “Click plus” ishte më i vendosur sa i përket kësaj teme.

“Dhashtë Zoti që të del diçka më e madhe si ndërtim, si gabarit që të ndalohet aty puna dhe të shpallet zonë e mbrojtur. Jo punime po as një baski nuk do të guxohet të ngulet aty. Këtë e thotë ligji”, kështu tha Arian Asllanaj, drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore.

Arkeologia Atanasovska thotë se deri tani kanë gjetur edhe elemente tjera për të cilat thotë se kanë vlerë të rëndësishme arkeologjike.

“Gjithçka që është gjetur në këtë lokalitet, gjithçka është e rëndësishme. Nga gjëja më e vogël që kemi gjetur, një gozhdë hekuri deri të një lëndë qeramike. Enë qeramike, gotë nga xhami, lëndë prej bronzi, gjithçka që kemi gjetur është domethënëse”- tha Atanasovska.

Gërmimet arkeologjike në këtë zonë kanë filluar para një viti e më shumë. Sipas afatit të dhënë duhet të përfundojnë më 31 dhjetor 2023./rtv21

ObserverKult


Lexo edhe:

SKANDALI NË MAQEDONINË E VERIUT: HIQET PLLAKA ANTIKE ME MBISHKRIMIN “DARDANUS”, ATY PO NDËRTOHET NJË PALLAT

Një krim ndaj historisë dhe arkeologjisë po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Raportohet se autoritetet po ndërhyjnë barbarisht mbi disa rrënoja antike duke i hapur rrugën ndërtimit të pallateve moderne.

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut Feri Arifi është ai që ka ngritur alarmin se Shkupi i vjetër po gjurmohet e shkatërrohet.

Shkupi i vjetër po shkatërrohet nga sllavët e po gjurmohet dhe artefaktet po thyhen”.

Sipas tij shqiptarët e kanë problemin mes tyre ndërsa askush nuk po reagon mbi këtë çështje.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult