Udhë e largët më kish marrë
Gji e zemër më kish tharë
Nënë moj e mira nënë.
Deti i thellë e i pamatur dhemshurie
Sa më prite atë natë ti e dije.
Era vjen më thotë dy fjalë
Ulërinte si e marrë
Nënë moj e mira nënë.
Erdha të gjeta të gjallë
U ula të puth ballë.
Të putha gjirin e tharë
Po dot nuk ta nxora mallë
Nënë moj e mira nënë.