Aurela Gaçe ka bërë me dije se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit. Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.
Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live derisa të shërohet. Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“I drejtohem audiencës time besnike!
Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.
Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.
KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % siç jeni mësuar të më shikoni.
KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK. ( kjo as nuk mendohet të ndodhë)
Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.
Ju kërkoj shumë ndjesë.
Me shpirt !
Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley” /abcnews.al
Lexo edhe:
AURELA GAÇE: NUK MJAFTON QË VETËM TI TË DUASH… (TEKSTI DHE KËNGA)
ObserverKult