Aurela Gaçe: Nuk mjafton që vetëm ti të duash… (teksti dhe kënga)

(Muzika: Flamur Shehu, teksti: Jorgo Papingji, orkestrimi:Shpëtim Saraçi)

Dashurisë ia kushtuam ne jetën
Dhe gjithmonë atë e kërkojmë
E sa herë ne kujtojmë se e gjetëm
Por gabojmë.

Nuk mjafton si i çmendur të vuash
Dhe as lot që ndrisin në sy
Nuk mjafton që vetëm ti të duash
Por kërkon të të duan edhe ty.

Ti s’më do por unë të dua
Ndodhë në dashuri
Jemi bashkë por jam e huaj

Fjalët s’kanë rëndësi
Unë të flas dhe ti m’përgjigjesh

Por nuk më dëgjon
Përsëris unë të dua, të dua
Ti fluturon
Se ti e di
Zemra vetëm jo
S’mund të këndojë
Mos më thuaj jo
Mos më thuaj jo
Dua të urrej
Zemra më thotë
Jo, jo, jo, jo
Zemra vetëm jo
S’mund të kendojë
Mos më thuaj jo
Mos më thuaj jo
Dua të urrej
Zemra vetëm prapë të do
Jo, jo, jo.

Të gjithë yjet e qiellit do të
jepja do të falja me gjithë dashuri
do të falje për mua nga vetja gjithçka e di
Do më mbysje me puthjet e tua
Nga gëzimi mes puthjesh të qaj
Për sa kohë unë të dua, të dua
Dashuria ka rrugën e saj.

ObserverKult

————————

Kliko edhe:

Aurela Gaçe:Do të shkrihem, të venitem… (teksti dhe kënga)