ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares angleze, Jane Austen:
Lumturia në martesë është vetëm çështje fati.
Tek privatësia ka siguri, por jo tërheqje. Nuk mund të dashurohet një person i mbyllur.
Është më mirë të zgjedhësh sesa të të zgjedhin. Më mirë të të jenë mirënjohës se të jesh mirënjohës.
Më e mira recetë lumturie mbi të cilën kam dëgjuar ndonjëherë është një sasi e madhe të ardhurash.
Njeriu që s’di ç’të bëjë me kohën e vet, nuk kupton as kur harxhon kohën e të tjerëve.
Më besoni! Nëse i bëni gjërat me ngut, do të jetoni aq gjatë sa të pendoheni.
Krenaria është opinioni që kemi për vetveten, ndërsa mendjemadhësia është çfarë duam që të tjerët të mendojnë për ne.
Nuk dua që njerëzit të jenë tepër simpatik: kështu evitoj t’i dua.
Ai që nuk ndryshon kurrë mendim, duhet të gjykojë mirë që në fillim.
*Jane Austen, shkrimtarja e njohur angleze ka lindur me 16 dhjetor të vitit 1775 dhe ka ndërruar jetë me 18 korrik 1817.
Austen në 6 romanet që ka shkruar, është fokusur në botën e gruas, realitetin e vështirë social-ekonomik, sfidat e martesës dhe nevojën për t’i dhënë një dimension më të madh lirie. Në romanet e saj dallohet ironia e hidhur, humori dhe përshkrimi i detajuar i realitetit.
Përgatiti: A.S-ObserverKult
Lexo edhe:
TREGIM NGA GABRIEL G. MARKEZ: DIÇKA SHUMË E RËNDË KA PËR TË NDODHUR