Autorja e “Harry Potter” J.K. Rowling është kritikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe aktivistët transgjinorë lidhur me shkrimet e diskutueshme në Twitter.
Shkrimtarja britanike komentoi për pabarazinë e kujdesit shëndetësor duke përdorur shprehjen fyese për transgjinorët.
Pavarësisht reagimeve të menjëhershme, Rowling përsëri komentoi duke thënë se “nuk është urrejtje nëse themi të vërtetën”.
“Unë respektoj të drejtën e çdo personi transgjinor për të jetuar në çdo mënyrë që ata ndihen origjinalë dhe të qetë. Do të protestoja me ju nëse do të ishit diskriminuar në bazë të të qenit transgjinorë. Në të njëjtën kohë, jeta ime ka qenë e formuar nga të qenit femër. Nuk besoj se është e urrejtshme të thuash kështu”, shtoi ajo.