Azem Shkreli: Çka mësova unë

azem shkreli

Poezi nga Azem Shkreli

Këngë gegërishte

Me u ra tërthoreve trup
Me ndie andjet tue lehë
Me rrâ mbas xixave n’pup
Me u ndejtë dhimbjeve n’teh
Me shkelë prajshëm n’për tokë
N’venë t’fjalëve mos me u de
Me i ndreqë muret me kokë
Me thanë fat kobi ku je
Mos me dashtë ngushllim
Me fol pa halë me mikun
M’u varë n’çengelin tim
Me ndezë kandila t’fikun
Me i vëre vetëtimët në sy
Me matë me dorë në zemër
Me gjerbë e mos me pështy
Me prekë Akilin n’themër
Ndër sqota mos me u mekë
Me qeshë pelim me vuejtë
Me dashtë si me vdekë dhe
Me vdekë si me luejtë.

ObserverKult

————————-
Lexo edhe:

UMBERTO ECO: GJUHA E PËRKRYER E DANTES

Nga Umberto Eco

Teksti i parë në të cilin bota mesjetare e krishterë merret në mënyrë organike me projektin e një gjuhe të përkryer është De vulgari eloquentia i Dante Alighierit, i shkruar sipas gjasash ndërmjet viteve 1303 dhe 1305.

De vulgari eloquentia hapet me një pohim të afëmendshëm, por themelor për çështjen tonë: egziston një numër i madh gjuhësh popullore dhe gjuha popullore, duke qenë gjuhë natyrore, i kundërvihet latinishtes si gjedhe e gramatikës universale, por artificiale.

Përpara ndërtimit blasfem të Kullës së Babelit ekzistonte një gjuhë e përkryer, në të cilën Adami kishte folur me Zotin, dhe në të cilën kishin folur pasardhësit e tij, por me ngatërrimin e gjuhëve (confusio linguarum) lind shumësia e gjuhëve. Duke shfaqur njohuri të jashtëzakonshme të gjuhësisë së krahasuar për kohën e vet, Dantja tregon se si gjuhët e ndryshme të lindura nga ngatërrimi u shumëfishuan duke u shumëzuar për tre, duke ndjekur fillimisht ndarjen ndërmjet zonave të ndryshme të botës, më pas brezave , më pas brenda zonës që sot e quajmë neolatine, ku u dalluan gjuha oc ( provencalishtja), gjuha oil (frëngjishtja) dhe gjuha si (italishtja)…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU