Azem Shkreli: Çka mësova unë

azem shkreli

Poezi nga Azem Shkreli

Këngë gegërishte

Me u ra tërthoreve trup
Me ndie andjet tue lehë
Me rrâ mbas xixave n’pup
Me u ndejtë dhimbjeve n’teh
Me shkelë prajshëm n’për tokë
N’venë t’fjalëve mos me u de
Me i ndreqë muret me kokë
Me thanë fat kobi ku je
Mos me dashtë ngushllim
Me fol pa halë me mikun
M’u varë n’çengelin tim
Me ndezë kandila t’fikun
Me i vëre vetëtimët në sy
Me matë me dorë në zemër
Me gjerbë e mos me pështy
Me prekë Akilin n’themër
Ndër sqota mos me u mekë
Me qeshë pelim me vuejtë
Me dashtë si me vdekë dhe
Me vdekë si me luejtë.

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI DHE ALI PODRIMJA DHE “IKJET” E TYRE EPIKE…

Ishte maji i vitit 1997 kur të dy këta mjeshtra të poezisë së Kosovës i takova njëherësh në një tur poetik nëpër Zvicër. Atëherë vinte era luftë dhe ne ende nuk mund të hynim në Kosovë. Ishin njëherësh edhe ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë dhe kishin ardhur edhe shkrimtarë nga Shqipëria.

E vërteta është se kam bërë një tur të gjatë poetik me të dy nëpër kolonitë e vogla dhe klubet e shqiptarëve. Ka qenë një nga përvojat më të bukura të jetës sime ku muret e brishtë mes letërsisë dhe politikës, lirisë së ëndërruar dhe lirisë së penguar nga serbët, qenies larg në emigrim dhe pranisë në luftë për çlirimin e Kosovës, thuajse ishin shembur. Të gjithë përjetonim të sotmen dhe jetonim të nesërmen e lirisë së Kosovës…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU