Azem Shkreli: Vdekja e malësorit

shko 10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...

Asnjë kokë përkulur
Se ja rrëxoni lisat

Asnjë gjëmë mësa guri
Se ja shembni majet
Asnjë lot asnjë
Se ja shteroni krojet

Në sytë e tij vetëm
Harroi prendimin dita

Ç’mendim i vrugët
Ç’mendim i ftohtë ndër vetulla
Lum ky çfarë vdekje.

ObserverKult


Lexo edhe:

AZEM SHKRELI DHE ALI PODRIMJA DHE “IKJET” E TYRE EPIKE…

Nga: Flutura Açka

Ishte maji i vitit 1997 kur të dy këta mjeshtra të poezisë së Kosovës i takova njëherësh në një tur poetik nëpër Zvicër.

Atëherë vinte era luftë dhe ne ende nuk mund të hynim në Kosovë. Ishin njëherësh edhe ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë dhe kishin ardhur edhe shkrimtarë nga Shqipëria.

E vërteta është se kam bërë një tur të gjatë poetik me të dy nëpër kolonitë e vogla dhe klubet e shqiptarëve. Ka qenë një nga përvojat më të bukura të jetës sime ku muret e brishtë mes letërsisë dhe politikës, lirisë së ëndërruar dhe lirisë së penguar nga serbët, qenies larg në emigrim dhe pranisë në luftë për çlirimin e Kosovës, thuajse ishin shembur. Të gjithë përjetonim të sotmen dhe jetonim të nesërmen e lirisë së Kosovës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


azem shkreli

AZEM SHKRELI: PARA ELEGJISË

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.

Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s’do të kesh më as sy deti,
as hap të hedhur sorkadheje
të shohësh si t’përqeshin gonxhet
dhe të ikësh prej hijes sate.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult