“Babai desh vrau veten”, vajza e Lasgush Poradecit: Refuzoi të shkruante poezi për Enver Hoxhën

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e poetit të njohur, Lasgush Poradeci, Marie Gusho, ka zbuluar se babai refuzoi të shkruante poezi për liderin komunist Enver Hoxha, madje kur ia kërkuan desh vrau veten.

Ajo tha se regjimi komunist ka ndikuar shumë te lumturia e familjes së saj, pasi kanë kaluar shumë vuajtje.

Sipas Maries, sërish po vijon e njëjta situatë, pasi aktualisht i kanë vjedhur tokat te Liqeni i Pogradecit dhe librat e babait nuk janë më në bibliotekat e shkollave.

“Ai nuk shkruante poezi për Enverin. Ai ka dashur të vras veten pasi nuk donte të shkruante për të. Shiko, nuk dua ta dramatizojë, por jeta e ime, Kostandinës dhe as e nënës sime nuk ka qenë e bukur pranë atij njeriu. Edhe ai vetë për familjen e vetë mendonte një jetë tjetër, të cilën na e vodhën, nuk na e lanë ta bënim, por këtë jetë që na e vodhën atëherë, na e vodhën dhe tani. Tokën te liqeni na e kanë vjedhur, me shtëpinë tallen, librat e babait tim nuk janë në bibliotekën e shkollave”, u shpreh ajo.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: IDEN, AS N’ANDËRR S’MUNDËM ME QENË BASHKË!

Poezi nga Gerhard Pregapuca

Iden!
Të kam thërritë në gjumë
E zgjimin s’e kam dashtë.

Iden!
Sa herë kam dalë kundra natyrës.
Erën…!
Kam urry kur flokët t’i ka prekë.
Shiun…!
Pse n’lëkurë të ka rrëshkitë
Si me pas qenë buzët e mia.
E buzët e mia, s’do mundnin
aq rrëmbyeshëm me t’puthë.
E dielli?!
Pse fuqi ka me t’i ba sytë me shkëlqy
ma fort se unë.

Iden!
T’kam thërritë n’gjumë.
E forcë m’u zgju s’kam pasë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult