Babai dhe nëna ime nënshkruan letrat e divorcit

divorcit

Babai dhe nëna ime nënshkruan letrat e divorcit
Nëna më tha: Divorci nuk është aq i keq sa e mendon.
Kurse babai: Shokët e tu kanë vetëm një shtëpi.
Ti je me fat se ke dy.

Në shtëpinë e nënës dhoma ime mbeti e njëjta,
kurse babai në shtëpinë e tij
më përgatiti një dhomë të re.

Me një sharrë të vjetër
e ndava trupin përgjysmë.
Gjysmën e majtë e lashë me nënën time,
ku është syri i majtë,
krahu i majtë
dhe këmba e majtë.
Dhe shkova me syrin e djathtë,
krahun e djathtë
dhe këmbën e djathtë
me babain tim.

Por babai do më jepte një flakareshë,
nëse do flisja me të për mallin që ndiej ndaj gjysmës tjetër sime
dhe nëna gjysmën tjetër time do ta dënonte në një dhome të kyçur
për mos ta takuar gjysmën që ka babai im.

Sa për trajnerin e skuadrës,
ai s’pranoi t’i bashkohem
ekipit të futbollit
me justifikimin se u duhen
lojtarë me 2 këmbë.
Me njërën këmbë driblon
kundërshtarët
dhe me tjetrën topin në pasim.

Më la e dashura
sepse kraharori im
s’mund të jetë i ngrohtë
veç me një krah.

Syri im i djathtë
ende i buzëqesh babait,
kurse i majti
po i buzëqesh nënës.
S’mund t’u them:
Kam 2 shtëpi,
kam 2 dhoma,
kam 2 shtretër,
por shpirti im fle në rrugë…

Nga Mohamed Ibrahim Al- Qalini
E solli në shqip: Rielna Paja

ObserverKult

Lexo edhe:

CORTAZAR: BEATRIÇJA NUK ZGJIDHET. ZHULJETA NUK ZGJIDHET