“Babai e parandjeu vdekjen”, e bija e Ismail Lulanit zbulon dhuratën e fundit që i bëri i ati

Vajza e piktorit të njohur, Ismail Lulanit, Ormira ka deklaruar, kohë më parë, në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se babai e parandjeu vdekjen, ndonëse për ta ishte në mënyrë krejt të papritur.

Ajo kujton me shumë nostalgji dhuratën e fundit që ka marrë nga ai, një portret për ditëlindje.

Sakaq, Ormira thekson se te portreti, ai kishte shkruar edhe emrin e saj, të vëllait dhe nipit.

“Portreti është dhurata e fundit që më ka bërë, ma ka dhënë dhuratë për ditëlindje.

Më 12 shtator kur ka qenë ditëlindja ime dhe është një ndër tablot dhe punimet më të bukura që më ka lënë. Kjo për faktin se ndoshta ishte i fundit.

Sepse një muaj pas ditëlindjes u nda edhe nga jeta dhe mënyra se si e ka bërë ka shumë dashuri brenda.

Aty me fustanin e kuq, këpucët e bardha, mbështetur te një trung peme, ku mbrapa trungut janë edhe emri im, por dhe i vëllait tim, Koli dhe i nipit tim Enit.

Ndonjëherë kur unë shoh punimet e fundit të tij, në mendjen time them sikur ai e parandjente diçka. Iku në mënyrë shumë të rastësishtme, ishte shumë i ri akoma, vetëm 69 vjeç”, tha ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL LULANI, PIKTORI SHQIPTAR I VLERAVE ORIGJINALE

18 vite nga vdekja e Lulanit, një ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës.

Një penel që diti të zgjonte në çdo stinë e në çdo trajtesë, kumtimin e epshit të ngjyrave dhe të mëkonte me një muzikalitet dehës poetikën shprehëse të subjektit.

Kohështrirja në veprimtarinë krijuese dhe gjeografia e sfidës, dëshmuan tek ai një piketë të rëndësishme të artit vizual shqiptar.

Llojshmëria e punëve dhe trajtesa e veçojnë Ismail Lulanin. Kjo e ka pozicionuar në një kreshtë të lartë.

Pra të asaj që për ne është jo vetëm matshmëria e të epërmes ku ai e çoi shpirtin e tij koloristik dhe skaliti ligjërimin joshës, për edhe detyresë mirënjohjeje për testamentin që la.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

Kliko edhe:

HERMANN HESSE: KËNGË DASHURIE