Gjatë një interviste të fundit, babai i Elon Musk ka thënë se nuk është krenar për djalin e tij miliarder.
Errol Musk iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me pasardhësit e tij të suksesshëm – duke zbuluar se Kimbal, vëllai më i vogël i Elon është në të vërtetë “krenaria dhe gëzimi” i tij dhe se ai nuk është domosdoshmërisht krenar për Elon.
Kur u pyet nëse ishte krenar për djalin e tij gjatë shfaqjes së Kyle dhe Jackie O, Errol tha thjesht:
“Jo”.
Në vijim, shtoi:
“Epo, e keni parasysh, dua të them se ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për një kohë të gjatë. Nuk është sikur papritmas filluam të bënim diçka. Kështu që të gjithë kemi qenë si familje. Të gjithë duke bërë gjëra”, pak a shumë duke ia atribuar kështu arritjet e Elon, të gjithë familjes së tij.
“Elon ka një trup të fortë, por ai ka ngrënë keq”
Sidoqoftë, Errol vazhdoi të shpjegonte se ai dhe fëmijët e tij kishin shkuar në disa aventura së bashku. Kështu që bërja e gjërave të jashtëzakonshme ishte, epo, e zakonshme për ta.
“Pra dua të them që fëmijët po udhëtonin me mua nëpër botë që kur ishin të vegjël dhe ata kanë bërë gjëra shumë interesante. Ne kemi qenë së bashku në Amazon, për shembull, kemi qenë në Kinë dhe ju e dini se shumë kohë më parë ishte mjaft e vështirë të shkoje atje apo në vende si Gjermania Lindore. Ne kemi bërë shumë gjëra së bashku, kjo lloj familjeje jemi.”
Ai shton:
“Elon nuk është aq i lumtur sa do të donte të ishte. Ai do donte që të ishte këtu ku është tani, që përpara 5 vitesh.”
Gjatë intervistës 20-minutëshe, Errol iu referua edhe fotos së fundit pa këmishë të Elon në Greqi, duke shpjeguar se i kishte kërkuar Elon-it të hante më mirë.
“Elon ka një trup të fortë, por ai ka ngrënë keq”, pranoi ai./anabelmagazine
ObserverKult
Lexo edhe: