Babai i kineastes Halyna Hutchins ka deklaruar së fundmi se aktori Alec Baldwin është përgjegjës për vrasjen e vajzës së tij.
Në një intervistë për “The Sun”, Anatoly Androsovych ka rrëfyer se nuk arrin ta kuptojë pretendimin e aktorit se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.
“Nuk mund ta kuptoj sjelljen e Alec. Pse e qëlloi gjatë përgatitjeve? Revolveri është lloj arme që nuk qëllon përpara se të shtypet këmbëza dhe Alec është pjesërisht fajtor për shkaktimin e asaj goditjeje. Është e qartë për mua që Baldwin qëlloi nga dora e tij, është e vështirë për mua të kuptoj se si ai nuk mund të konsiderohet pjesërisht përgjegjës për vdekjen e vajzës sime”, u shpreh ai.
Deklarata e tij vjen pasi Baldwin u shpreh në një intervistë për ” Abc News” se ai nuk është fajtor për tragjedin e ndodhur në sheshxhirimet e “Rust”./lapsi.al
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
POLICIA LËSHON URDHËR PËR HETIM TË ALEC BALDWIN NË LIDHJE ME VRASJEN NË XHIRIME