Kur Guljelm Radoja tregonte për rolin e jetës: “‘Si na e mori ai shkodrani, ai maloku”

Aktori i njohur, Guljelm Radoja, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Disa vite më parë, për emisionin “Përballë”, Radoja tregoi sesi e mori rolin që e bëri të njohur për të gjithë shqiptarët, atë të Petro Nini Luarasit, transmeton ‘dosja.al’.

Përgojesha korridoreve, si na e mori ai shkodrani, ai maloku xha Petron. Ka dy gjëra. O vërtetë komisioni e pa që unë isha Petro, o ka ndikuar në marrjen e këtij roli profesori im që ishte nipi i Petro Ninit, Alfred Guçi. Kishte konstatuar tek unë një natyrë me cepa. Në natyrën time kjo më ka ndihmuar shumë. Unë e përjetoj në çdo hap timin. Petro u përgatit duke folur gjatë me profesorin tim, duke lexuar veprat për të,”-tha Radoja.