Angus Cloud, i cili aktroi në serialin hit të HBO “Euphoria”, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare.
Mediat e huaja shkruajnë se Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill, vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.
“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, thuhet në një deklaratë nga familja e Cloud.
Kujtojmë se babai i 25-vjeçarit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”.
“I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babain e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thuhej në deklaratë, ku më pas vijonte:
“Shpresojmë që vdekja e tij të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë në heshtje”.
Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.
Dy javë më parë, Cloud postoi një foto të babait të tij në “Instagram” dhe shkroi: “Më mungon”.
Një burim tha për “Entertainment Tonight” se ai kishte mendime vetëvrasëse, pasi u kthye nga Irlanda ku varrosi babain e tij./gazeta-shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
BABAI I “TOMY AND JERRY” DHE “POPEYE” VDES NË MOSHËN 95 VJEÇARE
Gene Deitch, karikaturisti, film bërësi e ilustratori i cili qëndron pas filmave vizatimorë si “Tomy and Jerry” dhe “Popeye”. Ai ka vdekur në moshën 95 vjeçare.
Krijuesi i filmave vizatimor më të shikuar nga fëmijët ka vdekur më 16 prill. Ai ka vdekur në apartamentin e tij në Prag, në moshën 95 vjeçare.
Ai ka tre djem. Që të tre kanë ndjekur babanë e tyre për tu bërë karikaturistë dhe animatorë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult