Babai i “Tomy and Jerry” dhe “Popeye” vdes në moshën 95 vjeçare

Gene Deitch, karikaturisti, film bërësi e ilustratori i cili qëndron pas filmave vizatimorë si “Tomy and Jerry” dhe “Popeye”, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Krijuesi i filmave vizatimor më të shikuar nga fëmijët ka vdekur më 16 prill, , në apartamentin e tij në Prag, në moshën 95 vjeçare.

Ai ka tre djem, e që të tre kanë ndjekur babanë e tyre për tu bërë karikaturistë dhe animatorë.

Deitch ka lindur në Chicago në vitin 1924, ndërsa nga viti 1959 ka jetuar në Pragë.

Deitch ka krijuar disa filma vizatimorë, ndërsa më të famshmit e tij ishin “Tomy and Jerry” si dhe “Popeye”.