“Babai u bë një ëngjëll në parajsë”, njoftimi emocional i fëmijëve pasi Pandi Siku ndërroi jetë

“U bë një ëngjëll në parajsë”, fëmijët japin kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në moshën 73-vjeçare të aktorit të teatrit dhe kinematografisë, Pandi Siku, që jetonte prej dy dekadash në SHBA.

Artisti, Pandi Siku, ka ndërruar jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë. Karriera e tij nis një gjysmë shekulli më parë, kur Siku iu bashkua Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretoi një sërë rolesh si Adlini në “Lumi i vdekur”, Arjani tek “Jeta e tjetrit”, Kostandini në “Kush e solli Doruntinën”e të tjerë.

Paralelisht me teatrin nis edhe debutimi i tij në kinematografi, ku përzgjidhet si protagonisti tek “Brazdat” i regjisorit Kristaq Dhamo, më pas luan një sërë karakteresh në filma të tjerë të suksesshëm si Adnan Pinxho tek “Njeriu me top”, Mani te “Kur hidheshin themelet”  Misto tek “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Koha nuk pret” deri tek filmi “Fletë të bardha” në ’99-ën.

I njohur për interpretimin plot gjallëri e karizëm, Siku ishte vlerësuar dy herë si “Aktori më i mirë në role të dyta”./shqiptarja.com


Lexo edhe:


KUSH ISHTE PANDI SIKU, AKTORI QË NDËRROI JETË SOT

Ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare aktori Pandi Siku.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë përcolli lajmin. Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve por edhe vlerësimet për figurën e Pandi Sikut.

Ai pati një karrierë të gjatë me role të spikatura si aktor në kinematografi dhe në teatër.

Pandi Siku lindi në Tiranë, më 28 korrik.

Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi punë në Teatrin Popullor. Aktiviteti i tij artistik vazhdoi deri më 2001, kur emigroi në SHBA, në shtetin Illinois...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU