Historike: Netflix do të publikojë filmin për shqiptarët, “Arbëria” pushton rrjetin

Arbëria

Netflix u kthye shumë shpejt në platformën e preferuar të të gjithëve. Filmat e serialet tanë të preferuar si “La Casa de Papel”, “Narcos”, “House of Cards”, i kemi ndjekur aty.

Por, së shpejti aty do të mund të shohim një film, me tematikë të lidhur me shqiptarët. Me regji të Francesca Oliveri, “Arbëria”, kushtuar historisë së arbëreshëve të Italisë, pritet të shfaqet për publikun më 23 dhjetor.

Në qendër të filmit është historia e Aidës. Aida një stiliste e suksesshme mode e cila jeton prej vitesh në një qytet metropolitan evropian.

Me origjinë arbëreshe e lindur dhe e rritur në qytezën e vogël Shën Katerina Arbëreshe. Ajo është e pozicionuar mes Kalabrisë dhe rajonit të Basilicatës, pas vdekjes së babait të saj rikthehet në vendlindje.

Kushtuar historisë së arbëreshëve! Së shpejti. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një status në “Twitter” e konsideron filmin si tepër emocional dhe të bukur.

“Arbëria” në Netflix. Një film tepër emocional dhe i bukur, kushtuar arbëreshëve të Italisë, sjellë nga regjisorja me origjinë kalabreze, Francesca Olivieri.

Sa privilegj, të shohësh një film për shqiptarët e mirë në një platformë të suksesshme si Netflix”, shkruan Veliaj.  Të gjithë u bëmë kuriozë, ndaj presim 23 dhjetorin…/preferenca-al.com

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

JA KUSH DO TË MUNDOHET TA DËRGOJË “ZGJOIN” DREJT NOMINIMIT PËR OSCAR

Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus do ta përkrahin filmin “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit që është edhe producentë ekzekutive e filmit. Partnerët e “The Love & Squalor Pictures” do të synojnë që ta shtyjnë drejt nominimit për Oscar filmin kosovar. Ata tashmë janë bërë edhe producente të filmit  

“Zgjoi” është një histori e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashi), e cila jeton bashkë me disa gra të tjera në një fshat patriarkal.

Ajo jeton me shpresë të zbehur dhe në zi pasi që burri i saj është zhdukur gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 90-ta.

Në mënyrë që të sigurojë mbijetesë për familjet e ndryshme, ajo bashkë me disa gra të tjera bashkohen për të filluar një biznes që shet ajvar, ushqim tradicional që prodhohet nga specat dhe patëllgjanët dhe së bashku ato gjejnë shërim dhe ngushëllim për një të ardhme pa burrat e tyre, shkruan…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult